Gjuriq: Vuçiq do të sjellë vendim në interes të serbëve dhe Serbisë NULL NULL 08.09.2018 10:27 08.09.2018 10:27 Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi kjo vizitë do të thotë siguri për ata. “Presidenti Vuçiq do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuriq për RTS. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Vuçiq do të vijë në Kosovë sot në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok. Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë, Në ora 15:40 në Leshak, Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak, Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç, Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën. KosovaPress njofton se në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë, Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan, Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë, Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë