15:17, 20 Maj 2019

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se institucionet e Kosovës e penguan atë të vizitojë Leshakun gjatë ditës së sotme ku sipas tij pritej që serbëve t’i dorëzoheshin ndihma.

Ai në një konferencë për shtyp se kjo vizitë u njoftua në pajtim me marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve dhe se sipas tij “kjo ndalesë  nuk ishte rastësi, por që ishte rezultat i nervozizmit” të institucioneve në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq theksoi se rezoluta për gjenocidin serb  ishte rezultat i nervozizmit të politikanëve shqiptarë dhe frikës së tyre se “mund të thirren për llogari nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Kosovë”.

Autoritetet kosovare të shtunën i kanë refuzuar Gjuriqit kërkesën për ta vizituar Kosovën për arsye se është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Jetlir Zyberaj,  këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë të shtunën për Klan Kosovën se vizitat zyrtare duhet të bëhen gjatë ditëve të punës e jo në fundjavë.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë