Gjuriq s’komenton planin amerikan: Serbia e ka planin e vet për Kosovën NULL NULL 11.03.2018 16:38 11.03.2018 16:38 Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka dashur të komentojë lajmin që u dha sot nëpër mediat serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një pako katër pikëshe për t’ia propozuar Serbisë si zgjidhje përfundimtare me Kosovën. Gjuriq ka shtuar se Serbia ka pakon dhe planin e vet për Kosovën. “Nuk do të flisja shumë për politikë sot, vetëm mund të them që shkoni pyesni në Departamentin e Shtetit amerikan për këtë, nëse veç di ndokush diçka rreth kësaj pune, kaq mund të them për këtë. Por çfarë mund të them është se ne e kemi pakon tonë për Kosovën – kjo është plani jonë”, ka deklaruar Gjuriq. Çështja e Kosovës: SHBA-ja ka një propozim prej katër pikash për Serbinë, sipas mediave serbe klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë