Gjuriq nga veriu: Shpresoj në heqjen e taksës – liria e lëvizjes s` duhet të jetë as temë (VIDEO) NULL NULL 08.11.2019 14:36 08.11.2019 14:36 Drejtori i të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se shpreson që taksa e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia më shumë se një vit më parë do të hiqet. Gjuriq nga veriu i Mitrovicës ku morri pjesë në shënimin e një feste atje tha se kishte kaluar një vit nga prezantimi i taksës, dhe se qëndrimi tashmë ishte i njohur. Ai gjithashtu deklaroi se tema e lirisë së lëvizjes, si të qytetarëve, ashtu edhe të zyrtarëve, as nuk duhet të diskutohet me mesazhin se “Lista Serbe, e cila ishte në mënyrë demokratike, përmes vullnetit të popullit serb, kishte të drejtën t’i përfaqësonte ato në institucione”. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me formimin e institucioneve në Kosovë ai tha se disa politikanë shqiptarë po përsëritnin gabimet e disa serbëve nga e kaluara, duke kërkuar atëherë shqiptarë besnikë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 6 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 46 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë