Gjuriq nga Mitrovica: Kurti po bën gabim me Listën Serbe NULL NULL 08.11.2019 14:48 08.11.2019 14:48 Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili po qëndron në veri të Mitrovicës për të marrë pjesë në shënimin e një feste, ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit potencial të Kosovës, Albin Kurtit. Ai për Kurtin tha se nuk dëshiron të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe me këtë po bën një gabim, njofton Klan Kosova. “Disa politikanë shqiptarë sot, për fat të keq, përsërisin gabimin që disa prej politikanëve tanë kanë bërë në të kaluarën, duke kërkuar për veten e tyre përfaqësuesit besnikë të një komuniteti tjetër etnik. Gjërat thjesht nuk funksionojnë ashtu”, tha ai duke shtuar se serbët kishin zgjedhur qartë përfaqësuesit e tyre politikë. “Askush nuk ka të drejtë të imponojë përfaqësues mbi ta, pavarësisht nga qëndrimi i tyre politik”. “Lista Serbe e ka merituar sepse ka mandat të përfaqësojë interesat kombëtar serb dhe jo interesat e projekteve të ndryshme shtetërore, projekteve të qarqeve të tjera politike që përfaqësojnë interesat e kombeve të tjera”. “Çfarëdo që Lista Serbe të zgjedhë të bëjë në periudhën e ardhshme, ajo do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin e shtetit të Serbisë sepse ne qëndrojmë me popullin tonë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj politikë dhe nuk mendoj se është e lehtë të përfaqësosh një komunitet të ekspozuar ndaj presioneve sistematike që dy dekada dhe shumica e të cilëve janë akoma në mërgim”./KoSSev/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024