14:13, 27 Maj 2020

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i ka dërguar sot një kërkesë misioneve ndërkombëtare që të marrin masa urgjente dhe të veprojnë drejtpërdrejt dhe përmes institucioneve në Prishtinë për të ndaluar siç thuhet në kërkesën e tij “valën e fundit të dhunës së motivuar etnike ndaj serbëve”.

Ai paralajmëroi se “sulmet në ditët e fundit tregojnë se serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë për sa i përket sigurisë, dhe se autoritetet e Prishtinës nuk janë në gjendje ose nuk duan ta zgjidhin vetë problemin”.

“Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që KFOR-i, UNMIK-u, EULEX-i dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë të përmbushin mandatin e tyre dhe të fitojnë rrogat që marrin, dhe jo të ulen në restorantet në Prishtinë ndërsa nga pandëshkueshmëria e ekstremistëve i rrezikojnë ata për sigurinë dhe të drejtat e të cilëve janë përgjegjës”, theksoi ai, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë