Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuriq: Kosova kërkon një territor etnikisht të pastër

NULL NULL
23.07.2019 08:21

Rrahja dhe arrestimi i 70 vjeçarit Vojislav Todoroviq nga Gjilani në kalimin kufitar në Konçul është një shembull i ri i presionit të përhershëm ndaj serbëve dhe qëndrimit shovinist të institucioneve të në Prishtinë për popullin serb.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në një deklaratë për mediat, ai thotë se “keqtrajtimi i gruas së Todoroviqit, dhe pastaj arrestimi dhe rrahja e një burri 70 vjeçar, është një tjetër provë se qëllimi i Prishtinës është një territor etnikisht i pastër i Kosovës”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.