Gjuriq këmbëngul se nuk u lejua të hynte në Kosovë: Shqiptarët janë gënjeshtarë dhe hipokritë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuriq këmbëngul se nuk u lejua të hynte në Kosovë: Shqiptarët janë gënjeshtarë dhe hipokritë

NULL NULL
05/09/2018

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka pasur plan që të qëndrojë në Kosovë.

Por ai është kthyer pas, duke thënë se autoritetet kosovare nuk e kanë lejuar, për çka është demantuar më pas nga Ministria e Jashtme e Kosovës ku është thënë se ai ka pasur leje për të hyrë në territorin kosovar.

Por përsëri Gjuriq është shfaqur këmbëngulës duke thënë se kjo është e pavërtetë, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.

“Është vendim skandaloz nga Prishtina, që është kundër marrëveshjeve të arritura dhe principeve elementare për lirinë e lëvizjes”.

“Më vjen keq, që shqiptarët janë aq gënjeshtar dhe hipokritë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka treguar gjithashtu se pas kthimit në Beograd ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka shtuar se do ta informojë publikun më pas për gjithë presionin dhe shantazhet që pala serbe përjetoi sot dhe në ditët e kaluara.