Gjuriq ankohet se Kurti votoi në një shtet tjetër, e serbëve në Kosovë po ua mohon NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se vetë votoi në zgjedhjet e një shteti tjetër, ndërsa nuk po i lejon serbët në Kosovë të votojnë. “Albin Kurti – i njëjti njeri që më parë votoi në zgjedhjet shqiptare (kundër qeverisë shqiptare) – tani po ua mohon serbëve në Kosovë të drejtën për të votuar me pretekstin se qytetarët e një vendi nuk mund të votojnë në zgjedhjet në një tjetër”, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter. Gjuriq i bëri këto komente pasi krerët e shtetit kosovarë nuk lejuan që sot të mbahej referendumi serb edhe në Kosovë. Albin Kurti – the same man who previously voted in Albanian elections (against the Albanian government) – is now denying #Serbs in Kosovo* the right to vote under the pretext that citizens of one country cannot vote in elections in another. pic.twitter.com/G20UhjRsUt — Марко Ђурић (@markodjuric) January 16, 2022
Lajme Bregdet i pastër para 1 qershorit, Rama: Sezoni me fluksin më të madh të turistëve 24.05.2022 11: 25
Kosova Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës 24.05.2022 11: 22