20:00, 17 Shkurt 2020

Gratë që nuk bëjnë gjumë kualitativ kanë tendencë të hanë më shumë dhe të kenë një dietë usdhqimi me cilësi më të ulët, tregon një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit nga Universiteti Columbia në New York,  analizuan kualitetin e gjumit tek 500 gra.

Gjetjet tregojnë se gratë që e kishin më problemarike rënien në gjumë – kishin nevojë për më shumë kohë deri sa t’i zinte gjumi – hanin më shumë kalori çdo ditë.

Ndërsa ato gra që zgjoheshin shpesh gjatë natën kishin tendencë që të hanin ushqime me më shumë yndyrë.

Studiuesit besojnë se mungesa e gjumit cilësor ose shkakton urinë, ose shtyp sinjalet që i tregojnë trurit se stomaku është i mbushur.

Gjetjet e këtij studimi gjithashtu ofrojnë një pasqyrë të re se pse personat që nuk e bëjnë gjumin siç duhet rrezikojnë më shumë nga sëmundjet e zemrës.

Nëse gratë kanë cilësi të keqe të gjumit dhe hanë më shumë si rezultat i kësaj, ka më shumë të ngjarë të jenë mbipeshë – një faktor rreziku për një mori problemesh të zemrës dhe sëmundjeve të tjera.

Konkurs Pune

Lexo më shumë