Gjukanoviq ndryshe nga Abazoviq: Ballkani i Hapur, njëfarë alternative e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE NULL NULL 17.05.2022 16:57 17.05.2022 16:57 Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se ka mendim tjetër me kryeministrin e këtij vendi, Dritan Abazoviq sa i përket nismës rajonale, Ballkani i Hapur. “Kur është fjala për këtë iniciativë ne dallojmë. E kam dëgjuar atë disa herë teksa e mbështetë atë si pjesë mbështetëse të gjitha iniciativave rajonale. Për më tepër, unë gjithnjë e kam thënë publikisht, disa herë, se nuk mendoj që është iniciativë optimale”, është shprehur ai, raporton CDM.me, transmeton KlanKosova.tv. Ai ka shtuar se Ballkani i Hapur është njëfarë alternative e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë shtetet e rajonit. “Nuk mendoj se ne kemi nevojë për alternativa, neve në duhet anëtarësimi. Prandaj mendoj se është plotësisht e natyrshme për ne që të vazhdojmë ta negociojmë procesin me BE-në, duke bërë përpjekje të mëdha”. “Kam besim që kjo qeveri do ta bëjë këtë. Nga pikëpamja ime, ne së shpejti do t’i hapim negociatat lidhur me sundimin e ligjit dhe ato për mbylljen e kapitujve negociues”, ka thënë Gjukanoviq ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 20 minuta më parë