Gjuajtje me armë zjarri në Kodër të Trimave

Gjuajtje me armë zjarri në Kodër të Trimave

NULL NULL
3 months më parë

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot në Kodër të Trimave të Prishtinës.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga policia nuk ka të lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Kështu tha për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.