Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se më 28 gusht kishte shtënë me armë zjarri në ajër nga një automjet dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin e kishte raportuar Stacioni Policor në Klinë, ndërsa njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kishin gjetur katër gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.
Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, sot është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për rastin.
Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari janë sekuestruar një revole me gaz dhe një karikator.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.