Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një 33-vjeçar për gjuajtjen me armë në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
12.02.2022 22:03

Një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti është arrestuar nga Policia e Kosovës,  njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga ky incident.

lajme të ngjashme