Gjoshi: Qeveria po iu bën presion dy kandidatëve të PDK-së, në Zveçan dhe Zubin Potok - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjoshi: Qeveria po iu bën presion dy kandidatëve të PDK-së, në Zveçan dhe Zubin Potok

NULL NULL
21.05.2023 14:50
Betim Gjoashi

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi, ka thënë se kryetarët nga radhët e kësaj partie që kanë fituar në zgjedhjet e 23 prillit në Zubin Potok dhe Zveçan, po përballen me presion nga ana e qeverisë.

Ai theksoi se ky presion po bëhet pa asnjë bazë.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave”, tha Gjoshi.

” Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, theksoi ai.

Gjoshi kërkoi nga ana e ekzekutivit që të krijohen kushtet për mbajtjen e seancave solemne.

“Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë”, shtoi Gjoshi.

Sekretari organizativ i PDK-së ndër të tjera tha se kandidatët e kësaj partie që fituan në Zveçan dhe Zubin Potok, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim.

” Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë”, tha Gjoshi.

Më 23 prill, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, fituan dy kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Zubin Potok fitoi Izmir Zeqiri dhe Zveçan Ilir Peci./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO