Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjoshi (PDK): BQK-ja është bërë strehë e militantëve të Kurtit

NULL NULL
13.02.2024 10:14
Betim Gjoshi
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi. Foto: Arkiv

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës, është bërë “strehë e militantëve të Albin Kurtit”, që siç tha ai “ shërbejnë si kukulla për lojëra politike.”

Ai në një postim në Facebook shkruan se që nga fundi i vitit të kaluar, BQK-ja, sipas tij ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të partisë në pushtet.

“BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit”.

““Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”,  shkruan Gjoshi, transmeton Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.