Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjokoviqi nuk ka thyer rregullat me mesazhin e Kosovës, thotë Organizata Botërore e Tenisit

NULL NULL
31.05.2023 18:22
novak gjokoviq djokovic

Deklarata e Novak Gjokoviqit në French Open se “Kosova është zemra e Serbisë” nuk ka shkelur asnjë rregull sepse rregullorja e Grand Slam nuk ndalon deklaratat politike, tha të mërkurën Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).

Numri tre i botës e shkroi mesazhin në një objektiv të kamerës pas fitores së tij në raundin e parë të hënën, në të njëjtën ditë kur 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në Zveçan – ku edhe u rrit babai i Gjokoviqit, raporton “Reuters”.

Federata e Tenisit e Kosovës të martën akuzoi Gjokoviqin për përkeqësimin e një situate tashmë të tensionuar, komente të cilat u bënë edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës më herët të mërkurën, transmeton Klankosova.tv.

ITF, organi drejtues botëror i tenisit, tha se kishte marrë dhe pranuar një letër nga federata e tenisit të Kosovës dhe ia kishte përcjellë atë “autoritetit përkatës të Grand Slam”.

“Rregullat për sjelljen e lojtarëve në një ngjarje Grand Slam rregullohen nga rregullorja e Grand Slam, e administruar nga organizatori dhe rregullatori përkatës. Nuk ka asnjë dispozitë në këtë që ndalon deklaratat politike”, tha një zëdhënës i ITF në një deklaratë të dërguar me email. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.