Gjokoviq eliminohet qysh në rundin e parë nga turneu “Indian Wells” NULL NULL 09.03.2025 11:04 09.03.2025 11:04 Dita e diel nuk filloi edhe aq mirë për tenistin serb, Novak Gjokoviq. Gjokoviq u eliminua qysh në rundin e parë nga turneu “Indiana Wells”. Ai u mposht nga holandezi, Botic van de Zandschulp, me rezultat 2:1 në sete (6-2, 3-6, 6-1). Humbja në këtë turne është një tjetër goditje për serbin. Novak Gjokoviq, në shkurt u eliminua që në ndeshjen e tij të parë në turneun e Doha-s.