Gjokoviq edhe pas kritikave mbron mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë” NULL NULL 01.06.2023 09:20 01.06.2023 09:20 Tenisti serb, Novak Gjokoviq thotë se “është i vetëdijshëm se njerëzit mund të mos pajtohen”, me të pas mesazhit politik që la për Kosovën në një prej kamerave në French Open. Ai thotë se kjo është një çështje të cilën ai “e mbron”, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. 36-vjeçari shkroi “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”, me të fituar raundin e parë ditën e hënë. Ka qenë Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, që ka thënë se ajo porosi ka qenë e papërshtatshme dhe se nuk do të duhej të ndodhte prapë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.