Gjobiten tre punonjës së fabrikës që u kthye në vatër infeksioni në Krujë NULL NULL 21/04/2020 21/04/2020 Tre shtetasit e gjobitur në Krujë janë punonjës të fabrikës së këpucëve e cila është kthyer në vatër infeksioni në Krujë, ndërsa të gjithë punonjësve të saj u është kërkuar të vetëkarantinohen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. Të gjobiturit janë:-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; -O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; dhe A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë; Këtyre shtetasve, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Ndërkohë fasoneria është mbyllur që me datë 15.04.2020. Në rrethin e Krujës, para dy ditësh numri i të infektuarve është 18, prej të cilëve 10 vetëm nga fasoneria dhe kontakte të punonjëseve të fabrikës së këpucëve./TCh/
Kosova Borrelli-Kurtit: Ndërhyrja e KFOR-it në veri nuk do të jetë e nevojshme (VIDEO) 6 minuta më parë