Gjobiten gratë që marshuan për gratë, më 8 Mars (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 18.03.2022 20:53 nga Qendresa Bellagoshi 18.03.2022 20:53 Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” është gjobitur nga Policia e Kosovës në lidhje me aktivitetin e 8 Marsit. Sipas aktivistëve, nuk i është dhënë arsyetim i detajuar, por vetëm se është për kundërvajtje. Në marshin për ditën e gruas, aktivistët kishin gjuajtur ngjyrë në objektet e institucioneve të drejtësisë, e poashtu kanë lënë mesazhe për neglizhencën që i akuzuan se këto organe rendi i kanë ndaj rasteve të dhunës që shkaktoi vrasje të grave, njofton Klan Kosova. Gjoba po vlerësohet si hakmarrje ndaj këtij aktiviteti dhe thirrjeve që u bënë, ku u përfshinë edhe policia, që u llogaritën përgjegjës për rastet e shumta të vrasjeve të grave. Në polici nuk kanë kthyer përgjigje gjatë pasdites për arsyet e kësaj gjobe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024