Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjobë dhe burgim: Dënimet që rrezikon Arianit Sllamniku për trajtimet e paligjshme

NULL NULL
20.01.2026 16:50

Raportimi i emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova ia ‘vuri’ drynin ordinancës ku Arianit Sllamniku pretendonte se ofron shërbime për të prekurit me autizëm.

Hulumtimi i publikuar mbrëmë aktivizoi Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe si rezultat, konspiracionisti përfundoi në ndalim policor.

Hetimi ndaj tij ka nisur në drejtim të dy veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave”.

Sa parashihet dënimi nëse dikush shpallet fajtor për këto dy vepra, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës?

Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

Neni 256, paragrafi 1 thotë se “Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.”

Paragrafi i dytë shprehimisht e parasheh se kur vepra penale nga paragrafi 1 rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Ndërsa kur vepra penale nga paragrafi 1. rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave

Neni 257, në paragrafin 1 parasheh se “Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.”

Ndërsa kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Të gjitha detajet e raportimit të Klan Kosovës i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Autizmi nuk ka shpëtim po u përball me mua”, Sllamniku: Kush të do, le të shkojë në gjykatë…(VIDEO)

 

E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë dhe premton rrejshëm? (VIDEO)

Protokollet e qarta: Në QKUK s’përdoren barna për trajtimin e fëmijëve autikë (VIDEO)

lajme të ngjashme