23:55, 10 Korrik 2020

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin e Kosovës.

Gjini tha se disa deputetë kanë mungesë edukate.

Por, sipas tij nga kjo mungesë nuk përjashtohet as kryetarja Vjosa Osmani.

Kreu i Gjakovës tha se Osmani po sillet si diktatore duke i fyer deputetët e Kuvendit.

“Se ka mungesë edukate nga një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është më se evidente. Fatkeqësisht Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk bë përjashtim fare! Vjosa në mënyrë të përsëritur sillet ndaj deputetëve si diktatore, i fyen dhe iu bërtet atyre. Kjo është sjellje brutale dhe nuk i ka fare hije Kryetares së Kuvendit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë