Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim nënshkrimin e marrëveshjes – në të është njohja NULL NULL 16.03.2023 19:54 16.03.2023 19:54 Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se takimi si temë pati marrëveshjen. Në një përgjigje për Klankosova.tv, Gjini tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet. “Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, është shprehur Gjini, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se pjesë e takimit me Hovenierin e Escobarin ishin edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Klankosova.tv merr vesh se Ambasada e SHBA-së pritet të dalë me një njoftim rreth këtij takimi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months