“Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër; ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”.

23:32, 31 Maj 2020

Ardian Gjini ka thënë se në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.

Sipas tij, vendimi i qeverisë i datës 31 maj (e diel) që kopshtet të hapen me datën 1 qershor (e hëne) është nonsens, njofton Klan Kosova.

“Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen”.

“Nuk mund të bëhen përgatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielën në ora 22:00”.

“Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër; ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë