Gjini: Asnjë projekt nuk e kam nis gjatë fushatës zgjedhore NULL NULL 13.10.2021 22:05 13.10.2021 22:05 Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini, e ka prezantuar programin e tij zgjedhor me të cilën garon edhe për një mandat në krye të komunës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Gjini tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se asnjë projekt nuk e ka nisur gjatë fushatës zgjedhore. Ai tha se dy projekte do t’i nis pas zgjedhjeve dhe atë të hënën e 18 tetorit. “Asnjë projekt nuk e kam nisur në fushatë zgjedhore. Kur të nënshkruhet kontrata e ekzekutimit me operatorin tek atëherë mundesh ta konsiderosh se ajo rrugë do të kryhet. Kur kanë kaluar të gjitha procedurat e prokurimit. Dhe procedurat e prokurimit nuk mund të kalojnë nëse nuk është buxheti. Nëse nuk është zotimi për buxhet”. “Asnjë nuk e kam pritë. Madje madje dy i kam shtyrë për pas zgjedhjeve veç për ta bërë një gjest shumë të mirë për qytetarët e mi. Të hënën me datën 18, do t’i nis dy projekte”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024