Gjini: AAK s’del nga koalicioni, është që të gjendet zgjidhja për Presidentin pa shkuar vendi në zgjedhje

Gjini: AAK s’del nga koalicioni, është që të gjendet zgjidhja për Presidentin pa shkuar vendi në zgjedhje

2 muaj më parë

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Drejtues të AAK-së.

Nënkryetari i këtij subjekti, Ardian Gjini, ka thënë se aty është diskutuar për gjetjen e zgjidhjes që pas përfundimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“AAK nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të Presidentit. Shpresojmë që partitë do ta gjejnë rrugën për zgjidhjen e Presidentit të vendit”, ka thënë Gjini, njofton Klan Kosova.

Ai ka pohuar se Këshilli i Drejtues i AAK-së është pro që kandidat për President të jetë Ramush Haradinaj.

Në takimin e sotëm është qartësuar edhe pozicioni i AAK-së sa i përket Qeverisë aktuale.

“Kritikat e AAK-së dhe kryetari Haradinaj për modelin e dialogun nuk nënkuptojnë mosmbështetje për Qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Le të jetë e qartë. Brenga jonë është se në këtë format dialogu po kthehet në formatin teknik. Nuk nënkupton largim nga koalicioni. Dialogu nuk duhet të zhvillohet pa SHBA. Nuk nënkuptojnë largim të partnerëve”.

“Në këtë takim nuk kemi diskutuar për PDK. AAK është kundër shkuarjes në zgjedhje për shkak të moszgjidhjes së presidentit. Nëse synojmë t’i evitojmë zgjedhjet opsioni i përfshirjes së PDK në Qeveri nuk përjashtohet. Por nuk ka qenë diskutim i AAK”.