Lajmet e fundit

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka dalë në konferencë për media para përballjes ndaj San Marinos, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe mentalitet fituesi nga skuadra kuqezi.
Mbrojtësi theksoi se pavarësisht perceptimit të publikut, ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë nëse nuk merret me seriozitetin e duhur.
Nuk është e thjeshtë, por besoj që përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100%, e aq më shumë në takime ku të gjithë presin që ne të kemi kontrollin. Shumica besojnë që do të jetë e thjeshtë, por nuk do të jetë aspak ashtu. Varet nga ne a do ta bëjmë të lehtë apo jo,” tha Gjimshiti.
Kapiteni foli edhe për objektivat në Nations League, duke theksuar se synimi kryesor mbetet kreu i tabelës.
U kthyem te fitorja dhe te ndeshjet që janë jetike. Nations League na jep një mundësi drejt Europianit. Synimet janë të qarta: duam vendin e parë. Duhet të luajmë si grup, të japim gjithçka për 90 minuta dhe me agresivitet e kualitet t’ia dalim bashkë. Në këtë nivel çdo gabim ndëshkohet,” theksoi ai.
Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë zhvillohet nesër, më 29 shtator, duke nisur nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel me tri pikë të plota, pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë në Tiranë.