Gjimshiti: Duhet ta nisim me këmbën e mbarë ndaj Italisë, mund të kemi motivim shtesë NULL NULL 14.06.2024 18:26 14.06.2024 18:26 Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se duhet ta nisin mbarë me fitore ndeshjen hapëse ndaj Italisë, në Euro 2024. Gjimshiti, ndër të tjera përmendi edhe faktin që shumë futbollistë të kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatin Italian. “Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera”, u shpreh Gjimshiti. “Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollistë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperiencë të rëndësishme në Serie A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshtarët tanë, por e dimë mirë që kemi përballë Italinë, kampionen në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticione për të fituar, ndaj duhet të bëjmë kujdes”. Ai thekson se trajneri Silvinjo u ka ndihmuar shumë. “Puna e tij na ka përmirësuar shumë, prej më shumë se një viti që kur ka ardhur. E dimë si punon çdo ditë për të na ndihmuar. Ka qenë një futbollist i madh dhe një motivator i jashtëzakonshëm. Jemi këtu duke kaluar nëpërmjet një grupi të vështirë dhe kemi marrë shumë komplimente, jo vetëm ne, por edhe stafi e trajneri”, përfundoi Gjimshiti. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë luhet të shtunën në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.