Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjimshiti: Do ta bëjmë më të mirën nesër

NULL NULL
23.06.2024 18:59
Kapiteni i kombëtarës shqiptare Berat Gjimshiti.

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për sfidën vendimtare që do të zhvillohet nesër prej orës 21:00.

Gjimshiti në një konferencë për media tha se skuadra është gati.

Ai theksoi se do ta bëjnë më të mirën në këtë lojë.

“Besoj që gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Sidomos gjëja më e rëndësishme është që jemi ende në grup dhe kemi akoma rast ta kalojmë grupin dhe do ta bëjmë më të mirën dhe ta provojmë ta bezdisim Spanjën”, tha ai.

Kapiteni i “kuqezinjve” shtoi se edhe formacioni i dytë i “Furisë së Kuqe” ka cilësi të njëjtë sikur ai i pari.

“Nuk ndikon. Sepse edhe formacioni i dytë është po thuajse sikur ai i pari. Ne e dimë se çfarë kundërshtarësh kemi përballë”, shtoi kapiteni Berat Gjimshiti në konferencën e mbajtur për media.

Sot, trajneri Sylvinho bashkë me ekipin ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës vendimtare, ku pritet të vendoset se a do të shkoj tutje Shqipëria apo jo?

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.