Gjilani në 24 orët e fundit nuk e ka asnjë rast me Covid-19 NULL NULL 15.04.2020 17:51 15.04.2020 17:51 Komuna e Gjilanit për 24 orët e fundit nuk e ka të regjistruar asnjë rast të prekur me Covid-19. Kështu ka njoftuar kryetari Lutfi Haziri i cili ka falënderuar qytetarët për lojalitetin, drisa ka kërkuar që të vazhdojnë të vetëpërmbahen duke duke qëndruar në shtëpi, sepse masat kundër kësaj sëmundje janë shumë të ashpra. “I kemi lokalizuar rastet dhe jemi të mobilizuar që ta monitorojmë situatën 24 orë, duke pasu kujdes të vecantë për individët që janë të infektuar. Lajm i mirë është se kemi 17 raste në Gjilan të shëruara plotësisht, por nuk do të thotë se kemi përballuar situatën”. “Jemi në kulmin e krizës së infeksionit dhe duhet të vetëpërmbahemi, sipas masave të reja të qeverisë, të cilat sot në Gjilan dhe Anamoravë janë zbatuar në tërësi”, ka deklaruar Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 13 sekonda më parë