Gjilani, kampion i ikjes së qytetarëve në Evropë, në 2021-ën (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani, kampion i ikjes së qytetarëve në Evropë, në 2021-ën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 02/07/2022

Agjencia e statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e migrimit të kosovarëve për vitin 2021.

Gjatë kësaj kohe janë larguar nga Kosova 42 mijë e 728 qytetarë.

Prej këtij numri prinë komuna e Gjilanit me 4 mijë e 320 qytetarë të cilët braktisën vendin, njofton Klankosova.tv.

Ajo pasohet nga Suhareka, Prizreni, Prishtina, Vushtrria, Malisheva, Gjakova dhe Podujeva.

Qytetarët thanë se arsyeja e këtij migrimi është papunësia.