Gjilani fiton në “Bajram Aliu” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani fiton në “Bajram Aliu”

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 22.02.2023 15:45

Ekipi i Gjilanit triumfoi në “Bajram Aliu” kundër Drenicës, me rezultat 1-2.

Pjesa e parë e sfidës së javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll baras, 1-1.

I pari shënoi Gjilani me anë të Shend Kelmendit, ndërsa shifrat i barazoi pak pa u mbyllur pjesa e parë Besfort Dervishaj.

Në 45 minutëshin e dytë Drenica me ngulm e kërkoi golin e avantazhit, por që mbrojtja e “Skifterave” ishte e pathyeshme.

Kurse, 10-të minuta pa u mbyllur sfida në Skënderaj, Baton Zabërgja i shënoi gol ish ekipit të tij për t’ia siguruar Gjilanit fitoren e rëndësishme.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjilanit pas pjesës së dytë të kampionatit, kurse ishte disfata e katërt rresht e Drenicës në Superligën e Kosovës në futboll.