Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Rekomandohet një orë mësimore në shkolla për sensibilizimi të nxënësve ndaj dhunës në familje

NULL NULL
25.11.2020 11:07

Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës”, sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Zyra për Barazi Gjinore në Gjilan i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e kësaj komune, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për reagim të shpejtë ndaj thirrjeve emergjente për ndihmë në rastet e dhunës në familje, fatkeqësisht ende ka shumë nevojë të punohet në luftimin e këtij fenomeni”.

“Kosova ka adaptuar përvoja të mira të barazisë gjinore sa i përket anës ligjore, por zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet ende një sfidë për shoqërinë e këtushme, me gjithë përparimet e dukshme që janë bërë në këtë drejtim”.

“Prandaj, është i domosdoshëm një ndërgjegjësim më i madh për ta raportuar dhunën, sikurse edhe një mbrojtje e plotë e viktimave e deri te ri-integrimi dhe rehabilitimi i tyre, sidomos në situatën aktuale me pandeminë, kur jemi të detyruar të mbyllemi të gjithë”.

“Para së gjithash, duhet të mendojmë mirë se në çfarë situate mund të gjenden ato gra të cilat rrinë mbyllur bashkë me abuzuesit e tyre të mundshëm, duke mos pasur zgjidhje tjera më të mira”, deklaroi Lindita Salihu, zyrtare për barazi gjinore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.