Gjilan: Gjuajti me armë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Policia në Gjilan ka arrestuar një person pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar F.R, 51 vjeçar, si dhe ka sekuestruar armën bashkë me nëntë gëzhoja, si dëshmi materiale për gjykatë, njofton Klankosova.tv. “I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan” thuhet në kumtesë.