Gjilan, arrestohet një person dhe i konfiskohen dy armë zjarri NULL NULL 25.04.2023 09:32 25.04.2023 09:32 zjarri Një person është arrestuar dje në fshatin Makresh të Novobërdës, pasi kishte shtënë me armë zjarri. Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari S.S. kishte edhe dy armë pa leje, të cilat i janë konfiskuar. “Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një armë automatike AK-47, 22 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator”, thuhet në njoftim. Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025