Gjilan: 19 vjeçari ndërron jetë, theret me thikë para banesës (VIDEO)

Gjilan: 19 vjeçari ndërron jetë, theret me thikë para banesës (VIDEO)

NULL NULL
nga Merita Neziri 1 muaj më parë

Një 19 vjeçar vdiq në orët e para të së premtes pasi u ther katër herë me thikë para banesës së tij në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan.

I riu Engjull Smerqaku atë kohë po vinte nga puna në shtëpi si çdo natë tjetër, njofton Klan Kosova.

Plagëve të marra nga mjeti i mprehtë ai nuk mundi t’u mbijetojë e si pasojë vdiq rrugës për në Qendrën Emergjente në QKUK.

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të kryerësve të veprës.