Gjigantët japonezë paralajmërojnë rritjen më të lartë pagave për punëtorët ndër dekada NULL NULL 23.02.2023 08:54 23.02.2023 08:54 Gjigantët e industrisë motorike, Toyota dhe Honda, kanë njoftuar se janë pajtuar për t’u bërë punëtorëve të tyre rritjen më të madhe të pagave në dekada. Ato janë firmat e fundit në ekonominë e tretë më të madhe globale që po rrisin pagat, derisa çmimet janë rritur tepër. Të dhënat zyrtare e publikuara në muajin e fundit shfaqin që shkalla e inflacionit në Japoni ishte në nivelin më të lartë brenda 40 vjetëve. Kjo ka bërë presion në biznese dhe autoritetet për t’i ndihmuar njerëzit, fuqia blerëse e të cilëve është tkurrur, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Prodhuesit e makinave nuk kanë thënë se pse ky njoftim vjetor është bërë më herët sesa zakonshëm. Të mërkurën, Toyota ka thënë se do t’i takojë sindikatat lidhur me kërkesat te tyre për pagesa dhe bonuese derisa rritja do të jetë më e madhja në 20 vjet. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Zëvendësministrja Gashi: Diplomacia ekonomike, prej temave kryesore në qeveri (VIDEO) 2 months