Gjibraltari e refuzon kërkesën e SHBA-së për të sekuestruar anijen iraniane NULL NULL 18/08/2019 18/08/2019 Gjibraltari ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e anijes iraniane “Grace 1”, duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur pasi që anija i ka respektuar ligjet e Bashkimit Evropian. Në deklaratën e Qeverisë së Gjibraltarit thuhet se pamundësia e Autoritetit Qendror për ta kërkuar zbatimin e këtij urdhri është rezultat i funksionimit të ligjeve të Bashkimit Evropian dhe dallimet që ekzistojnë mes sanksioneve kundër Iranit në BE dhe Shtetet e Bashkuara. “Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Iranit, të cilat janë të zbatueshme në Gjibraltar, janë shumë më të ngushta se sanksionet që zbatohen në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Qeverisë sipas Reuters. Një gjykatë federale në Uashington e lëshoi të premten një urdhër për sekuestrimin e anijes me naftë, e cila është duke transportuar karburante në vlerë prej 1 milion dollarësh.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 15 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 18 minuta më parë