Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjetjet shkencore, autorët e Banjskës i frymëzoi “Vidovdani” (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2025 20:44

Për 636 vjet, mblidhen dhe mburren se janë serbë.

Kësisoj burra e gra që shkuan këtë të shtunë në Gazimestan, sikur edhe paraardhësit e tyre nëpër dekada e shekuj krenohen me Betejën e Kosovës të vitit 1389, ani se e humbën në përballje me perandorinë osmane.

Madje, nga ky vend frymëzohen ta trazojnë gjithmonë shtetin e Kosovës, që nuk e udhëheqin më. Me mitin e ngjarjes së njohur si “Vidovdani”, u nxit edhe agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Kështu vlerësuan të shtunën hulumtuesit që morën pjesë në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.

Andaj, sipas njohësve, në këtë formë, Serbia tani po e forcon propagandën e saj duke tentuar të ndryshojë edhe prejardhjen e tyre.

Por përdorja e shenjtorëve për qëllime nacionaliste dhe shoviniste nga Serbia, janë sofistikuar gjatë udhëheqjes së Aleksandër Vuçiqit.

Manifestimi më i madh nacionalist i “Vidovdanit”, ishte ai i vitit 1989, kur Sllobodan Millosheviqi pati mbledhur në Gazimestan rreth 1 milionë serbë  nga gjithë ish-Jugosllavia, për t’i nxitur kundër popujve të tjerë që e përbënin federatën e atëhershme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.