Lajmet e fundit
Mbi 1,700 persona u dënuan me gjoba trafiku nga Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve. Por, me këto tiketa, vetë policia që po mundohet të vendosë rregull, mund të jetë duke shkelur ligjin.
Kjo për faktin se pajisjet që përdor policia, si radarët dhe alkooltestet, rezultojnë me afat të skaduar. Kjo është vërtetuar pas një inspektimi të kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës.
70 radarë dhe 92 alkoolteste janë në përdorim prej më shumë se 10 vjetësh, ndonëse afati i përdorimit të tyre është vetëm gjashtë vjet.
Ndiqni kronikën për detaje: