Gjeti një shumë të caktuar parash, qytetari nga Shtimja i dorëzon në polici NULL NULL 08.10.2024 13:53 08.10.2024 13:53 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate ka bërë thirrje për personin që i përkasin paratë, që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe t’i tërheqë paratë e humbura . “Me datën 04.10.2024 rreth orës 14:00 qytetari V.Pajaziti i moshës 35 vjeçar nga Shtimja , në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime”. “Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura”. “Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin V.Pajaziti për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet tutje në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë