Gjermania regjistron numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në një ditë të vetme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania regjistron numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në një ditë të vetme

NULL NULL
15/04/2020

Gjermania regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në një ditë të vetme të martën, me 285 njerëz që vdiqën nga virusi në 24 orë.

Infeksionet e reja në vend janë dukshëm në rënie, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 2.486 në 127.583 të martën – një nga rritjet më të ulëta deri më sot, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Rreth 72.600 njerëz janë shëruar nga sëmundja, sipas institutit.