13:49, 15 Maj 2019

Ushtria gjermane ka pezulluar programin e ushtrimeve për trupat irakiane pas rritjes së tensioneve në mes të SHBA-së dhe Iranit

Kjo thuhet sipas një raporti të DPA ku edhe theksohet zhvillimi i urdhërimit nga Departamenti Amerikan i shtetit për evakuimin e pjesshëm të ambasadës në Bagdad, transmeton Klan Kosova.

Vendimi për anulimin e programit është bërë bashkërisht mes partnerëve të Gjermanisë dhe koalicionit të prirë nga SHBA në Irak.

Nga raporti nuk janë dhënë detaje të tjera vetëm se thuhet se ky hap ka ardhur pas rritjes së tensioneve në atë rajon.

Konkurs Pune

Lexo më shumë