Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania nuk e bën hesap Skocinë

NULL NULL
14.06.2024 22:50

Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të Kampionatit Evropian.

Serinë e golave e nisi Florian Wirtz, në minutën e 10’, i cili realizoi gol të bukur. Nëntë minuta më vonë Jamal Musiala dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 44’ Skocia mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Porteous, me karton të kuq.

Dy minuta më vonë Kai Havertz, realizoi nga penaltia. Me këtë epërsi prej tre golave u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Niclas Fullkrug, e realizoi golin e katërt në minutën e 68’ me një goditje të fortë.

Ndërsa golin e fundit në këtë sfidë për gjermanët e shënoi Emre Can, në minutën e 93’.

Teksa edhe goli i nderit u realizua nga një gjerman, pasi Antonio Rudiger, shënoi autogol në minutën e 87’.

Gjermania pas fitores kryeson grupin A me tre pikë. Ndeshja tjetër në këtë grup do të luhet të shtunën, në sfidën mes Zvicrës dhe Hungarisë. /Klankosova.tv.


FT Gjermani-Skoci 5-1

93′ Golin e fundit në këtë sfidë e ka realizuar Emre Can, me një goditje të fuqishme nga distanca.

87′ Skocia ka shënuar golin e parë në këtë sfidë. Toni Rudiger realizoi autogol.

68′ Gjermania e ka realizuar edhe golin e katërt. Atë e shënoi Niclas Fullkrug, me një goditje fantastike.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45+4′ Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë prej tre golave për Gjermaninë ndaj Skocisë.

45′ Kai Havertz e ka trefishuar epërsinë e gjermanëve kundrejt skocezëve. Ai realizoi nga penaltia.

19′ Gjermania e ka realizuar edhe golin e dytë. Jamal Musiala ishte golashënuesi i dytë, duke realizuar pas një goditje të fortë. Ai u shërbye mirë nga Kai Havertz.

11′ Gjermania ka kaluar në epërsi ndaj Skocisë. Golin e ka realizuar Florian Wirtz, i cili u asistua nga Joshua Kimmich.

1′ Ka nisur ndeshja në Allianz Arena


Formacionet zyrtare:

Skoci: Gunn; Ralston, Hendry, McKenna, Tierney, Robertson; McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn; Adams

Gjermani:

May be an image of 1 person, playing American football, playing football and text that says "OPENING OPENINGGAMEJEURO2024 GAME EURO 2024 GERMANY vs. SCOTLAND 路: 1 Manuel Neuer STARTING XI 2 Antonio Rüdiger 4 Jonathan Tah 6 Joshua Kimmich 7 Kai Havertz 8 Toni Kroos 10 Jamal Musiala 17 Florian Wirtz 18 Maximilian Mittelstädt 21 İlkay Gündoğan (C) 23 Robert Andrich BAT"

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.