Gjermania ndihmon bizneset e vogla në Prishtinë NULL NULL 18.06.2015 13:11 18.06.2015 13:11 100 bizneseve të vogla Organizata Gjermane “Help-Hilfe’’ do të i’u jap grande në vlerë prej 2000 eurove. 100 bizneseve të vogla Organizata Gjermane “Help-Hilfe’’ do të i’u jap grande në vlerë prej 2000 eurove. Këto grande do të ndahen në dy pjesë, vlera e përgjithshme e këtyre grandeve të cilat janë në formën e pajisjeve dhe organizimit të trajnimeve profesionale dhe biznesore do të jetë në vlerë prej 302 mijë e 687 euro për Komunën e Prishtinës. Pas raportit të projektit këto grande do të ndahen në dy faza, në vitin 2015 do të jetë faza e parë, ndërsa në vitin 2016 do të jetë faza e dytë. Në afatin e aprë prej muajit maj deri në dhjetor do të përkrahen 80 biznese ndërsa në fazën e dytë në vitin 2016, 20 biznese. Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me këtë organizatë. Përzgjedhjen e bizneseve do t’a bëjë organizata ‘’Help-Hilfe’’ , e qëllimi i kësaj marrëveshje sipas Ahmetit është krijimi i vendeve të reja të punës, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.