Gjermania me pako të madhe ushtarake për Ukrainën prej 2.7 miliardë eurosh NULL NULL 13.05.2023 10:32 13.05.2023 10:32 Gjermania është duke vazhduar mbështetjen financiare ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus nga viti i kaluar. Gjermania do të sigurojë një paketë të re ndihme ushtarake prej 2,7 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përfshirë 30 tanke Leopard, tha të shtunën shefi i shtabit të presidentit ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Në një postim në aplikacionin Telegram, Andriy Yermak tha se Berlini do të sigurojë gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore Iris-T, 20 transportues të blinduar të personelit Marder, 200 dronë zbulimi, 100 automjete të blinduara dhe një sasi të madhe municionesh. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) 2 months