“Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL” (DOKUMENT) NULL NULL 09.11.2018 12:21 09.11.2018 12:21 Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova. “Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pas letrës së pranuar. “Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”. “Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”. “Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 47 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë