Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovë pesë furgonë si donacion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovë pesë furgonë si donacion

NULL NULL
22.05.2023 12:13
Policia e Kosoves

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës, Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, stafi i lartë menaxhues, si dhe përfaqësues të tjerë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se  ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

Sveçla dhe  Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO