Gjermania i bën presion Serbisë të bëjë më shumë për shtensionim NULL NULL 04.10.2023 18:27 04.10.2023 18:27 Gjermania të mërkurën e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të ulur tensionet me fqinjin e tij. Duke folur për mediat në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane Kathrin Deschauer tha se situata në rajon është “mjaft shqetësuese” në vazhdën e raundit të fundit të dhunës vdekjeprurëse në veri të Kosovës. “Serbia e ka për obligim që pa mëdyshje të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna. Në përgjithësi, situata është sigurisht e tensionuar. Shenjat e para të reduktimit të trupave serbe janë një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit. Megjithatë, ne duam të theksojmë sërish se tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit”, tha ajo, raporton AA, transmeton Klankosova.tv. Serbia thuhet se ka filluar të zvogëlojë grumbullimin e saj ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën gjatë ditëve të fundit. Sipas Deschauer, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock planifikon të udhëtojë në Shqipëri këtë të enjte për bisedime me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Baerbock do të zhvillojë gjithashtu bisedime me homologët e saj kosovarë dhe serbë në margjinat e takimit si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili synon të promovojë afrimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 17 orë më parë